Top News - 28 viruse të panjohura në akull/ Zbulohen në shtresën 15 mijë vjeçare në Tibet

Pubblicato il 21 lug 2021
visualizzazioni 2 416
3

Kërkuesit në Tibet kanë zbuluar 33 viruse, 28 nga të cilët të panjohur për shkencën, në një copë akulli nga një akullnajë që është formuar rreth 15 mijë vite më parë.
Ekipi nga universiteti i shtetit të Ohio-s, analizoi dy bërthamat e akullit nga shtresa e akullit Guliya në Kunlun Shan, në pllajën tibetiane Qinghai.
Duke përdorur një metodë të re të analizës së mikrobeve dhe viruseve në kampionët e akullit, pa i kontaminuar ato, kërkuesit dolën në përfundimin se viruset kishin jetuar në tokë ose në bimë.
Zbulimi, sipas ekipit, mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si viruset kanë evoluar gjatë shekujve.
Bazuar në ambjentin dhe krahasimin me virueset e njohura, ekipi beson se viruset e sapo zbuluara kanë ardhur nga toka apo nga bimët dhe jo nga kafshë apo njerëz të infektuar. Sipas kërkuesve, studimi i viruseve të ruajtur në akullnaja, është një fushë relativisht e re por do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa toka ngrohet dhe akullnajat shkrijnë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on ITload Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH

Top Channel Albania