Top News - Britania përvëlohet sërish/ Rrugët ‘shkrihen’ si çokollatë, pritet vala e dytë

Pubblicato il 21 lug 2021
visualizzazioni 6 941
2

Britanikët përballen me një valë të dytë të nxehti në gusht që pritet të zgjasë të paktën dy javë, pas fundit të valës aktuale që do të kurorëzohet këtë fundjavë me stuhi vere. Kjo vjen pasi britania e madhe përjetoi ditën më të nxehtë të vitit me temperaturën që arriti në 32 gradë celcius.
I nxehti ekstrem bëri që asfalti i rrugëve të ‘shkrihej’ si cokollatë dhe linjat hekurudhore të përvëlohen.
Moti ekstrem bëri që zyra kombëtare meteorologjike të lëshojë një paralajmërim në anglinë qendrore dhe jugore, në uells dhe irlandën e veriut, deri të premten, kur mërkuri në termometër do të arrijë 33 gradë celcius.
Por kjo tendencë njohu një kthesë në anglinë lindore, me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër si edhe me rrugë të përmbytura ndërsa stuhi të shpejta përfshinë zonën. Imazhet e postuara në mediat sociale tregonin breshërin me përmasa sa një top golfi në leicester ndërkohë që në ditët në vijim ka rrezik për stuhi të rrëmbyeshme në lindje. Britanikët ndërkohë janë paralajmëruar të dalin pas orës 8 të mbrëmjes për të evituar të nxehtin.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on ITload Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH

Top Channel Albania
Commenti  
  • roci Roci

    roci Roci

    Giorno fa

    32 grad Celsius 😂😂😂😂😂Dita me e nxehtë e vitit dhe shkrihen asfaltet magjinoje ca ndodh në Berat me 42 GC😂😂😂😂😂😂😂

  • Shkelzen Xeni

    Shkelzen Xeni

    4 giorni fa

    Hej zoti i madh se nga i gjejne keto lajme nuk e kuptoj. Ketu po bie shi ndersa keta thone jane shkrire asfaltet 🤣🤣🤣

  • Afrim Imeri

    Afrim Imeri

    7 giorni fa

    Asfalti rrugve te shkrihet si çokullat🤔
    Perse genjen o top genjeshtra🤔
    Kam jetuar ne angli per plot 6 vite!
    Anglia ka rruge betoni, dhe jo asfalti te çokullatisur sqi mendoni ju.

  • Kol Ndoj

    Kol Ndoj

    7 giorni fa

    asfalt qe shkrin ne 32 grade dhe ngrin 35 grade

  • ioannis kanakaris

    ioannis kanakaris

    7 giorni fa

    Tani rruget çokollat po ne valen e dyt do bohen qershi

    • Eli Al

      Eli Al

      7 giorni fa

      😂😂😂😂😂 po i kemi mesuar krahasimet ne shkolle